Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Paraqitje pozitive e sulmuesit shqiptar, gjen golin e katërt në elitën e futbollit grek

Paraqitje pozitive e sulmuesit shqiptar, gjen golin e katërt në elitën e futbollit grek

20:53, 15/05/2024

 Futbollisti shqiptar, Flosard Malçi gjeti golin e katërt në Superligën e Greqisë, teksa arriti të realizonte në duelin ndaj Aris, që përfundoi me shifrat 2-4 për këtë të fundit. 

Sulmuesi 29-vjeçar aktivizohet në radhët e Lamias, teksa skuadra e shqiptarit e mbylli pjesën e parë në avantazhin e dy golave, ndërkohë që Aris përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. 

Malçi arriti të shënonte në minutën e 43-të, pas asistit të Tsiloulis. Gjatë këtij sezoni sulmuesi shqiptar është aktivizuar 22 ndeshje ku ka shënuar 4 gola si dhe ka dhënë 1 asist.  

Në të kaluarën Malçi ka qenë pjesë e Laçit dhe Bylisit në elitën e futbollit shqiptar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco