Sfida e parë në favor të gjermanëve, Dortmund mposht në shtëpi PSG në gjysmëfinalen e Champions

Sfida e parë në favor të gjermanëve, Dortmund mposht në shtëpi PSG në gjysmëfinalen e Champions

23:00, 01/05/2024

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain. Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Gullkrug në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla. Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por pa ia dalë me sukses.

Në këtë formë, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura, megjithatë në Francë, Borussia Dortmund niset e avantazhuar me francezët që do të tentojnë përmbysjen.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco