Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta konferencë me gazetarët

Manchester City-Real Madrid, kur miqësorja e vitit 1979 kthehej në arenë boksi

Manchester City-Real Madrid, kur miqësorja e vitit 1979 kthehej në arenë boksi

13:18, 17/04/2024

Reali i Madridit dhe Manchester City do të zgjidhin kalimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në “Etihad” sonte në mbrëmje.

Një duel që është kthyer në një klasike të re europiane. Që nga viti 2012 janë 11 përplasje. Por çifti në fjalë ka një histori të hershme që daton që përpara se të vinin vitet 2000.

Gjithçka nis në vitin e largët 1979, 45 vjet më parë me miqësoren mes Realit dhe Cityt që u kthye në një skandal të përmasave europiane.

Në vjeshtën e vitit 1979, Vujadin Boshkov, trajneri i Madridit, i kërkoi presidentit të tij të gjente një miqësore të nivelit të lartë për mesin e dhjetorit.

Jugosllavi donte që ekipi i tij të futej në formë për atë që ishte një obsesion: të shpallej sërish kampion i Europës.

Luis de Karlos pranoi dhe pas shumë negociatash, u arrit një marrëveshje me Manchester Cityn (19 dhjetor).

City ishte vëllai i varfër i Manchesterit, një ekip nga fundi i tabelës. Por ishin anglezë, dominuesit në Evropë. Para se të mbërrinin në Madrid, ajo që u publikua për ta ishte se një grup tifozësh të tyre rrahën Tom Doherti, trajner i QPR-së dhe ish-lojtar i Junajtidit!

Ata e kishin njohur atë në tren kur po ktheheshin në shtëpi pasi humbën 3-1 kundër Ipsuiç Taun.

Doherti përfundoi në sallën e operacionit, por kërkoi nga policia që të mos hetojë çfarë kishte ndodhur.

Ajo që duhej të ishte thjesht një ndeshje miqësore u shndërrua në një betejë. Në minutën e 65-të vonesat u kthyen në anekdotë. Pas një goditje nga këndi, Buth, qendërmbrojtësi i Sitit, kapi Beniton për fyti.

Përgjigja e mbrojtësit të bardhë ishte një grusht direkt në nofull. Kartonë të kuq për të dy. Që nga ky moment nuk kishte më futboll. Ishte një luftë. Pesë minuta më vonë, Ranson (Siti), e zgjidhi përplasjen e tij të vazhdueshme me Poli Rinkon me një grusht.

E treta e kuqe. Dhe kur loja rifilloi, Angel, bëri një ndërhyrje tej kufijve që e dërgoi në dushe para kohe.

Nëse ndeshja mbaroi, kjo ndodhi sepse arbitri vendosi që skandali të mos ishte më i madh, sepse lista e të kuqve mund të ishte më e gjatë. Lufta në fushë e kishte kapitullin e dytë në tribuna, ku drejtuesit e skuadrës angleze u larguan para përfundimit të lojës. 4 vjet më vonë luhet për një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe për spektakël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco