'Marrëveshja është arritur', Antonio Conte rikthehet në Serinë A

'Marrëveshja është arritur', Antonio Conte rikthehet në Serinë A

19:57, 27/04/2024

 

Ish-trajneri i Juventus, Chelsea dhe Tottenham, Antonio Conte, thuhet se është gati të marrë drejtimin e Napolit.

Pas ndarjes me Tottenhamin në mars 2023, pas një sërë rezultatesh zhgënjyese si në garat vendase ashtu edhe në ato europiane, Conte ka qenë pushim, duke pritur mundësinë e duhur për t’u rikthyer në stol.

Nga sa ka bërë të ditur RAI, Conte ka rënë dakord tashmë për kushtet me Napolin, të cilat përfshijnë një kontratë fitimprurëse trevjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon.

Për më tepër, Conte thuhet se ka futur një klauzolë ku presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis do të përmbahet nga ndarja e mendimit të tij për çështjet e lidhura me futbollin, duke i dhënë trajnerit autonomi të plotë në çështjet e ekipit.

Napoli, kampioni në fuqi i Serie A nga sezoni 2022-2023, ka qenë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Luciano Spallettit.

Conte tani do të marrë drejtimin nga Francesco Calzona, i cili do të veprojë si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco