Roma nuk bën dot ‘mrekullinë’, Bayer Leverkusen kualifikohet në finalen e Europa League

Roma nuk bën dot ‘mrekullinë’, Bayer Leverkusen kualifikohet në finalen e Europa League

23:05, 09/05/2024

Atalanta-Bayer Leverkusen është finalja e këtij sezoni në Ligën e Europës.

Kualifikim i vuajtur për Bayer Leverkusen, që arriti një barazim dramatik 2-2 ndaj Romës në frymën e fundit, falë triumfit 0-2 në ndeshjen e parë “aspirinat” e Xabi Alonsos arritën në kualifikoheshin në finale.

Paredes realizoi dopjetën për Romën nga pika e bardhë e penalltisë në minutat 43 dhe 66, ndërkohë që autogoli i Mançinit rikthehu festën në stadium.

Goli i Stanisiç në minutën e 97-të falë asistit të Xhakës, shmangu humbjen e parë sezonale për skuadrën gjermane, që vazhdon të mbetet e pathyeshme.

Zikaltrit e Berat Gjimshitit mposhtën mbrëmjen e sotme Marsejën me rezultatin 3-0, duke “fluturuar” drejt finales së madhe, ndërkohë që ndeshja e parë u mbyll në barazim 0-0.

Vlen të theksohet fakti se finalja e Ligës së Europës do të zhvillohet më 22 maj në Dublin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco