Laporta nuk e do Xavin, ja çfarë mund të ndodhë deri të dielën e ardhshme

Laporta nuk e do Xavin, ja çfarë mund të ndodhë deri të dielën e ardhshme

12:57, 20/05/2024

 

Asgjë nuk ka ndryshuar, të paktën tani për tani. Joan Laporta vazhdon të mendojë se gjëja më e mirë për Barcelonën është që Xavi Hernández ta mbyllë me Barçën.

Ai i qëndron kësaj qasjeje për shkak të komenteve të trajnerit dhe vendimeve sportive që nuk i pëlqenin. Laporta mendon se trajneri nuk i beson sa duhet ekipit dhe se është i nevojshëm një zëvendësim në pankinë.Mes emrave që shihen si pasuesit e tij janë De Zebri, Thiago Motta, Tuchel dhe Flick, edhe pse nuk ka akoma një vendim konkret.

Pavarësisht takimit korrekt dhe të përzemërt, por edhe të shkurtër që patën të dielën, në Montjuïc, pas ndeshjes kundër Rayos, avokati katalanas nuk e ka ndryshuar mendjen dhe konsideron se projekti kërkon një trajner që ka besim të verbër tek ekipi dhe te aftësitë për të fituar tituj dhe për të konkurruar me të mëdhenjtë e Evropës.

Laporta e kupton që traneri nga Terrassa nuk i përshtatet profilit, për shkak të komenteve të ish-mesfushorit javën e kaluar se kapaciteti i vështirë ekonomik i Barçës kufizon blerjet dhe performancën.

Fitorja ndaj Rayos dhe sigurimi i vendit të dytë në tabelë nuk ndryshon asgjë. Por nga ata që e rrethojnë dhe nga klubi, askush nuk guxon të përjashtojë që Laporta të ndryshojë qasje në ditët në vijim.

Xavi dhe presidenti do të takohen pas një jave, pas ndeshjes kundër Sevillas në “Sánchez Pizjuán”, të dielën e ardhshme. Deri atëherë, gjithçka mund të ndodhë. Varet shumë edhe nga qëndrimi që do të mbajnë tifozët.

Xavi, nga ana e tij, mbetet i vendosur në dëshirën e tij për të vazhduar te Barcelona sezonin e ardhshëm. Të gjitha dyshimet e krijuara për të ardhmen dhe vazhdimësinë e tij nga klubi nuk i kanë shkaktuar pasiguri. Tri javë më parë ai pranoi të qëndronte dhe nga ana e tij nuk do të ketë më prapakthehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco