Aro Muriç fantastik, merr notën më të lartë në barazimin ndaj Manchester United

Aro Muriç fantastik, merr notën më të lartë në barazimin ndaj Manchester United

19:05, 27/04/2024

 

Burnley ka marrë një pikë të madhe në transfertë ndaj Manchester United, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.

Sigurisht që më i spikaturi për këtë barazim të Burnleyt ka qenë portieri kosovar Arijanet Muric, që sërish ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Muric ishte titullar si ndeshjet e fundit dhe shkëlqeu me nëntë pritje në Old Traford, duke marrë notën më të lartë nga skuadra e tij.

25-vjeçari ishte fantastik në këtë duel duke pritur nëntë gjuajtje në portë, ndërsa kishte edhe 42 pasime të sakta.

Lojtari dardan edhe në këtë takim tregoi se është një nga portierët më në formë në dy muajt e fundit në Premier League, prej kur filloi të ketë besimin e trajnerit Vincent Kompany.

Aro u vlerësua lartë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve ‘SofaScore’, duke marrë notën 8,6 që ishte më e larta nga radhët e skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco