Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

'Nëse flas, do të ketë zjarr', përplasje mes Klopp dhe Salah

'Nëse flas, do të ketë zjarr', përplasje mes Klopp dhe Salah

19:20, 27/04/2024

 

Është një temë që pritet të diskutohet gjatë. Salah dhe Jurgen Klopp debatuan me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe West Hamit, e cila përfundoi në barazim 2-2 e që përkthehet tjetër humbje pikësh për “The Reds”.

Egjiptianit nuk i pëlqeu ajo që i tha trajneri i tij kur do të hynte në fushë. Salah refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarët pas fishkëllimës së fundit.

Në minutën e 80-të, kur trajneri i Liverpoolit po përgatitej ta hidhte në fushë, kamerat fokusuan momentin kur Salah po shkëmbente fjalë me Klopp.

Pas përfundimit të ndeshjes, Salah kaloi në zonën e intervistës së shpejtë. Ndonëse nuk ka bërë asnjë deklaratë për gazetarët për atë që ishte ndodhur, sulmuesi i të kuqve u shpreh shkurt: “Nëse flas sot, do të ketë zjarr”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco