Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

'Euro 2024'/ 'Shëno golin e fundit', ISIS kërcënon Gjermaninë

'Euro 2024'/ 'Shëno golin e fundit', ISIS kërcënon Gjermaninë

12:42, 10/05/2024

Revista propogandistike e Isis, “Zëri i Khorasan”, duket se është kthyer të kërcënojë për sulme të mundshme në Gjermani gjatë Europianit të ardhshëm.

Siç raporton e përditshmja gjermane Welt, numri aktual i revistës, prezanton një fotomontazh në të gjithë faqen, që ka të bëjë me eventin e madh sportiv të kësaj vere.

Imazhi tregon qiellin sipër një stadiumi teksa në imazh shfaqen edhe emrat e qyteteve si Berlini, Mynihu e madje dhe Dortmundi ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Italisë, sipër frazës, “Tani shëno golin e fundit”.

Ky formulim sipas Welt, mund të kuptohet si një apel për sulme në qytetet ku do të zhvillohen disa ndeshje të turneut. Në fillim të prillit, përmes kanaleve të nje tejëtr mjeti të propagandës, ishin shpërndarë kërcënime terroriste në prag të çerekfinaleve të Champions League në Europë.

Autoritetet gjermane të sigurisë folën për një rritje të zërave për sa i përket kërcënimeve për atentate të mundshme, ndërkohë që media të ndryshme pretendojnë se Ispk, dega afgane e Isis, ka arritur të infiltrojë luftëtarë në Gjermani.

Në muajt e fundit janë verifikuar disa aksione të autoriteteve kundër celulave të Ispk, si për shembull gjatë Krishtlindjeve, kur organet gjermane të sigurisë druheshin për një sulm në katedralen e Këlnit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco