Tragjedi në pistë, patina e kundërshtarit i pret fytin yllit 29-vjeçar të hokejit në akull

Tragjedi në pistë, patina e kundërshtarit i pret fytin yllit 29-vjeçar të hokejit në akull

12:40, 29/10/2023

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në sfidën e hokejit mbi akull që u luajt mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers në Utilita Arena Sheffield mbrëmjen e djeshme.

Ylli 29-vjeçar i Nottingham, Adam Johnson gjatë lojës është prerë në fyt nga patina e një kundërshtari dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e yllit amerikan të hokejit mbi akull e dha familja dhe klubi, ndërsa lëndimi i Adam Johnson ishte aq i tmerrshëm sa detyroi organizatorët të ndërprisnin lojën dhe tifozët e traumatizuar shpërthyen  në lot.

Liga Elite e Hokejit në akull tha në një komunikatë se ata kanë mbetur 'zemërthyer' nga tragjedia që i mori jetën atletit amerikan.

Rreth 8,000 tifozë panë përplasjen e tmerrshme të Johnson me një lojtar të Sheffield Steelers, teksa ky i fundit përpiqej t’i shpëtonte mbulimit të shokut të ekipit të të ndjerit.

Një dëshmitar i tha MailOnline se Johnson u përpoq të kthehej në pistë për t’iu bashkuar ekipit të tij pas lëndimit në fyt, por u shemb aty përpara se ta arrinte këtë gjë, duke shkaktuar skena paniku ndërsa lojtarët dhe mjekët nxituan për ta ndihmuar.

Spektatorët që dëshmuan aksidentin horror janë shprehur se ‘nuk do të mundemi ta kalojmë kurrë’ atë çka u kanë parë sytë.

‘Ishte e tmerrshme ta shihje. Njerëzit po qanin dhe po iu binte të fikët’, tha një dëshmitar i tronditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco