Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Giroud nuk i humbet shpresat e Milanit: Mund të kualifikohemi në Champions

Giroud nuk i humbet shpresat e Milanit: Mund të kualifikohemi në Champions

22:45, 27/10/2023

Olivier Girod ka folur për “L’Equipe” në lidhje me ndeshjen PSG-Milan, e vlefshme për javën e tretë të Grupit F të Ligës së Kampioneve 2023- 2024 që u luajt në “Parc des Princes” të Parisit.

“Një ndeshje e vështirë. I bëmë shumë presion në pjesën e parë. Ata shënuan pas një shpërthimi të Mbapesë, ndërkohë që ne nuk luajtëm siç ishim përgatitur për ndeshjen. Problemi është se ne nuk ishim të aftë në pasimin e fundit, por disa mundësi i patëm”, tha sulmuesi i Milanit. Shkaqet e humbjes janë të ndryshme, por 37-vjeçari francez nuk dëshiroi të krijonte alibi.

Në analizën e tij, Giroud theksoi: “Na vrau goli i dytë. Nuk ishim të kujdesshëm në situata të caktuara. Do të duhet të jemi më të rrezikshëm në ndeshjen e kthimit. PSG-ja është shumë e fortë, ata fitojnë gjithçka në Francë. Janë pjesë e pesë skuadrave më të mira në Europë. E dimë vështirësinë e ndeshjes, por me përvojën tonë vitin e kaluar arritëm deri në gjysmëfinale, ndaj mbetem besimplotë për rrugëtimin tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco