'Djalli Mbappe, zhytet Milan'/ Mediat italianë nuk kursehen ndaj ekipit të Piolit

'Djalli Mbappe, zhytet Milan'/ Mediat italianë nuk kursehen ndaj ekipit të Piolit

11:05, 26/10/2023

“Milani në terr”, ky titull i La Gazzetta dello Sport, tregon qartë atë që kuqezinjtë përjetuan në Paris. “Djalli Mbappe, zhytet Milan”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. Mediat italiane nuk kursehen ndaj ekipit të Piolit, por tekniku italian nuk dorëzohet:

 

“Është një rezultat i rëndë, por ekipi bëri atë që duhet të bënte. Në aspektin teknik duhet të kishim bërë më mirë, por PSG shfrytëzojë mirë rastet që krijuan. Është normale të jesh i shqetësuar pas dy humbjeve radhazi, por ne duhet të rrisim nivelin tonë pasi asgjë nuk ka përfunduar në këtë grup”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

 

Më në fund, edhe Luis Enrique mund të buzëqesh, kjo ishte fitorja e tij më e rëndësishme në krye të PSG: “Gjëja që më pëlqeu më shumë nga kjo ndeshje ishte rezultati. Milani bëri më mirë se sa ne në pjesën e parë, por goli i Mbappe-s na dha më shumë besim për pjesën e dytë. Mbappe? Kylian luan shumë mirë, nuk është se ka nevojë shumë për mua. Shikoni numrat e tij se çfarë bën çdo sezon”, u shpreh Luis Enrique.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco