Dy fitore pa pësuar gol, Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

Dy fitore pa pësuar gol, Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

10:29, 26/10/2023

Fitorja 3-0 përballë Çekisë (12 tetor) ka afruar kombëtaren kuqezi me Europianin Gjermani 2024. Tashmë nevojitet një pikë në dy sfidat e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe që skuadra e Sylvinhos të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europianin e verës së ardhshme.

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 edhe në miqësoren përballë Bullgarisë, e luajtur pesë ditë pas triumfit historik ndaj çekëve. Dhe dy sukseset e muajit tetor kanë sjellë ngjitjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Image

Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Synimet e radhës janë fitoret në Moldavi dhe me Ishujt Faroe në “Air Albania”.

Që do të sillnin “blindimin” e vendit të parë në grupin E, gjithashtu edhe një pozicionim edhe më të mirë në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria sfidon Moldavinë në transfertë në datën 17 nëntor (18:00), teksa tri ditë më vonë zbarkojnë Ishujt Faroe në kryeqytetin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco