PSG i tregon forcën Milanit, merr kreun e grupit të ‘Ferrit’

PSG i tregon forcën Milanit, merr kreun e grupit të ‘Ferrit’

22:53, 25/10/2023

Në “Parc des Princes” u luajt ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme të Champions League mes PSG-së dhe Milanit, shkruan Syri.net.

Skuadra franceze fitoi me rezultatin 3-0, duke marrë kryesimin e Grupit F, i cili konsiderohet i “Ferrit”, pasi bëjnë pjesë edhe Newcastle e Dorusia e Dortmundit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e PSG-së, me golin e vetëm të shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e 32-të.  

Sapo fillon fraksioni i dytë i lojës, Dembele shënon, por goli anulohet nga VAR-i.

Gjithsesi, vendësit realizojnë sërish, me Kolo Muani në të 53’, i cili dyfishon rezultatin, 2-0 për PSG-në.

I futuri në lojë në pjesën e dytë, Lee Kang-In, shënoi golin e tretë në minutën e 89-të, duke vulosur suksesin e parisienëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco