Pioli prish traditën historike të Milanit në Europë, asnjë lojtar italian kundër PSG-së

Pioli prish traditën historike të Milanit në Europë, asnjë lojtar italian kundër PSG-së

23:19, 25/10/2023

Stefano Pioli ka regjistruar në ndeshjen e sotme ndaj PSG-së, përballjen e tij të 200 si trajner i Milanit.

Një periudhë prej 4 vitesh e mbushur me mjaft momente të suksesshme për teknikun italian, por që sot hyri në histori për një arsye tjetër.

Për herë të parë në historinë e tij në kompeticionet europiane, Milani nuk kishte asnjë futbollist italian në rreshtimin titullar. Milani e nisi ndeshjen me Menja; Kalulu, Çau, Tomori, T.Hernandez; Musah, Kruniç, Reijnders; Pulishiç, Zhiru dhe Rafael Leao.

Një sinjal i qartë i ndërrimit të kohëve, duke pasur parasysh se disa nga emrat që kanë shkruar historinë për kuqezinjtë në turnetë ndërkombëtarë, kanë qenë futbollistë italianë dhe ky klub ka bërë shumë mirë në të kaluarën me një bosht vendasish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco