‘Donnarumma bir kur*e’/ Kore fyese nga tifozët kuqezi në Paris

‘Donnarumma bir kur*e’/ Kore fyese nga tifozët kuqezi në Paris

22:31, 25/10/2023

Fatkeqësisht për të, është vetëm një antipastë (e vogël) e klimës që do të gjejë në “San Siro” pas dy javësh.

Në “Parc des Princes”, Gigio Donnarumma përfundoi në shënjestër të tifozëve kuqezi, që në momentin kur hyri në fushë për nxemjen.

Nga sektori milanist u ngritën kore me ofendime të ndryshme. E natyrisht, kjo ishte diçka që pritej.

Kurrë i falur nga populli kuqezi për largimin me parametër zero në verën e vitit 2021, kur firmosi për klubin parisien, portieri është fyer që kur doli për nxemjen e gjatë ndeshjes që po luhet nga tifozët milanistë: “Donnarumma bir kur*e” ishte kori i përsëritur shumë herë për të nga sektori mik në ‘Parc des Princes’.

Më 7 nëntor, në raundin e dytë në Milano, një ambient krejtësisht armiqësor premton të shënjestrojë portierin parisien, duke marrë parasysh turmën prej mbi 70 mijë njerëzish në “Meazza”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco