Onana duhet të falënderojë bashkëlojtarin e tij për penalltinë e pritur, gjesti i tij po lavdërohet edhe nga tifozët

Onana duhet të falënderojë bashkëlojtarin e tij për penalltinë e pritur, gjesti i tij po lavdërohet edhe nga tifozët

16:18, 25/10/2023

Manchester United ka fituar një ndeshje spektakolare ndaj Copenhages në xhiron e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq fituan me rezultatin minimal 1-0, por mysafirët kanë humbur penallti në minutën e 97-të duke humbur edhe mundësinë e artë për të marrë një pikë në "Old Traford".

Andre Onana priti penalltinë e Jordan Larson duke i ndalur pikët e plota në Angli.

Megjithatë portieri kamerunas duhet ta falënderojë bashkëlojtarin e tij Alejandro Garnachon për pritjen e penalltisë.

Talenti argjentinas shkoi te pika e penalltisë dhe e dëmtoi atë para se Larson të merrte topin dhe ta godiste.

Sigurisht që dëmtimi i pikës së penalltisë ka qenë një ndihmesë e madhe për Onanan që ta presë goditjen e Larson dhe t’i siguroj fitoren Unitedit.

Tifozët e United kanë lavdëruar Garnachon për gjestin e bërë duke e konsideruar edhe atë si hero së bashku me Onanan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco