Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Mesazhi i Dukës: Gëzim i pamatë, tani të përgatitemi për dy 'finalet' e nëntorit

Mesazhi i Dukës: Gëzim i pamatë, tani të përgatitemi për dy 'finalet' e nëntorit

22:27, 17/10/2023

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar djemtë e Kombëtares për suksesin e arritur në miqësoren me Bullgarinë.

 Kreu i FSHF-së shkruan se pas festës duhen nisur menjëherë përgatitjet për dy “finalet” e nëntorit, për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Evropian.

Postimi i Dukës

“Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja Shqiptare na dhuroi gëzim të pamatë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer. Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol.

Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.

Bravo çunave, stafit teknik! Pas festës, nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim përgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco