UEFA bën prapakthehu, skuadrat ruse nuk do lejohen në garat evropiane

UEFA bën prapakthehu, skuadrat ruse nuk do lejohen në garat evropiane

13:04, 11/10/2023

Rusia nuk do të lejohet të luajë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17 këtë muaj.

UEFA lehtësoi çuditërisht politikën për të gjitha ekipet kombëtare dhe klube ruse që u përjashtuan nga garat ndërkombëtare, e cila ka qenë në fuqi që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.

Organi i futbollit kishte përmendur rëndësinë e mos dënimit të fëmijëve për vendimet e qeverieve duke sugjeruar që ekipet ruse U17 mund të luanin në garat ndërkombëtare, por pa ngjyrat e tyre kombëtare, flamurin ose himnin.

Tanimë, pasi i lejuan dy javë më parë të merrnin pjesë në garat ndërkombëtare, UEFA ka ndryshuar vendimin duke mbajtur sërish pezull skuadrat ruse.

 Rusia nuk do të lejohet të luajë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17 këtë muaj, tha të martën organi evropian i futbollit UEFA. Kundërshtimi i gjerë nga federatat anëtare për të luajtur me Rusinë në çdo nivel të lojërave ndërkombëtare çoi në sprapsjen e UEFA-s në ndalimin e përgjithshëm të skuadrave ruse, vendim të cilin ajo ishte përpjekur në mënyrë të diskutueshme ta ndryshonte dy javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco