Klubi i Kategorisë së Dytë shkarkon trajnerin, drejtimin e skuadrës e merr turkja që theu 'tabutë'

Klubi i Kategorisë së Dytë shkarkon trajnerin, drejtimin e skuadrës e merr turkja që theu 'tabutë'

11:35, 11/10/2023

Ka ndryshime në Peqin. E marta është shoqëruar me lëvizje në pankinë. Rezultate e dobëta të Shkumbinit kanë detyruar drejtuesit që të marrin vendimin për të shkarkuar Hetlem Çapjan.

Vetëm një pikë pas 270 minutash (1 barazim dhe 2 humbje), janë shumë pak për një ekip që është investuar për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Pas një takimi që kanë zhvilluar drejtuesit me trajnerin një ditë më parë, kanë mbyllur edhe bashkëpunimin. Elbasanasi është larguar nga “timoni” pas 14 muajve.

Kujtojmë që në Peqin erdhi një sezon më parë, konkretisht në gusht të 2022-shin. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar prishjen e marrëveshjes mes palëve.

“Ditën e sotme (djeshme) pas një takimi midis trajnerit Hetlen Çapja dhe drejtuesve te ekipit është ndërprerë bashkëpunimi. I urojmë suksese trajnerit për kontributin e dhënë në ekipin tonë”, shkruanin në faqen zyrtare në “Facebook”.

Presidenti Ali Kasa është vënë direkt në lëvizje për të gjetur pasardhësin. Duke përfituar edhe nga ditët e pushimit në dispozicion për shkak të ndeshjes së Kombëtares, po i jep vetes pak kohë.

“Panorama Sport” mëson se janë tri alternativa, por ende një akord. Një opsion mund të jetë një tjetër trajner nga qyteti i Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë peqinas. Momentalisht ka vetëm negociata dhe jo akord, ndaj edhe numri një i klubit bardhekaltër po fiton kohë.

Deri në emërimin e trajnerit të ri, ekipi do të vazhdojë punën me zv.trajneren Ilknur Aktash. Turkja nuk ka shumë kohë që iu shkua stafi teknik dhe tashmë do të jetë ajo që do të ketë “frenat” e Shkumbinin.

Ndonëse kjo është zgjidhje e përkohshme, nuk do të ishte habi që të vendimi të ndryshonte dhe të jetë ajo trajnerja e re. Nëse ndodh kjo, do të ishte padyshim një risi në futbollin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco