Ndeshja ndaj Çekisë/ Tifozët në 'provë', UEFA pret gabimin më të vogël për të 'bllokuar' tribunat pas porte

Ndeshja ndaj Çekisë/ Tifozët në 'provë', UEFA pret gabimin më të vogël për të 'bllokuar' tribunat pas porte

10:35, 11/10/2023

Përveç rëndësisë që do të ketë përballja Shqipëri-Çeki, për kualifikimin e “legjionarëve” tanë, në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA pritet të mbajë nën “vëzhgim” dhe sjelljen e tifozëve në “Air Albania”, pas incidenteve të krijuara në përballjen e shtatorit ndaj Polonisë, ku u hodhën dhe flakadanë në fushën e blertë.

Për këtë incident, UEFA e gjobiti FSHF-në, me plot 44 mijë euro dhe në vendim thuhej gjithashtu se është urdhëruar mbyllja e pjesshme e stadiumit, pra e gjithë tribunës veriore dhe jugore me kushtin që në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të mos ketë asnjë ndezje flakadani në stadium.

Mirëpo, për fatin tonë të mirë, vendimi për mbylljen e stadiumit është pezulluar për një periudhë prove, duke filluar nga ndeshja e radhës në shtëpi. Kështu, nëse me çekët hidhen sende dhe fishekzjarrë në fushë, me Ishujt Faroe tribunat pas porte do të jenë të mbyllura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco