Anglia refuzon kualifikimin direkt në Europianin 2028

Anglia refuzon kualifikimin direkt në Europianin 2028

22:45, 10/10/2023

Anglia është një nga vendet organizatore të Europianit 2028. Kandidatura britanike përkrah Skocisë, Uellsit, Irlandës dhe Irlandës së Veriut ishte e vetmja për këtë edicion dhe sipas rregullores, vendi organizator e ka të sigurt kualifikimin .

Duke qenë 5 vende, UEFA kishte bërë të qartë se jo të gjitha mund të kalonin menjëherë në fazën finale të turneut, teksa parashikohet që të rezervojë vend për 2 skuadra.

Por asnjë nga ato nuk do të jetë Anglia. Federata Angleze i ka konfirmuar UEFA-s se kërkon që të jetë në kualifikuese, pasi dëshiron që të mbajë ekipin sa më konkurrues që të jetë e mundur.

Shembulli për të mos u ndjekur sipas anglezëve, është ajo që po ndodh me Gjermaninë.

Përfaqësuesja e kësaj të fundit, organizatore e EURO 2024, duke mos luajtur ndeshje zyrtare, po shfaq vështirësi të mëdha, që çuan në ndryshimin e trajnerit pa mbaruar kontrata për herë të parë në historinë e kombëtares gjermane, duke larguar Hansi Flik për të emëruar Julian Nagelsman.

Kësisoj, Anglia do të marrë pjesë rregullisht në kualifikuese, për të testuar në vazhdimësi forcën e skuadrës, që të shkojë në këtë turne me ekipin i cili e ka merituar në fushë vendin e tij atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco