VIDEO/ Tifozët e Al Nassr të çmendur pas Brozovic, edhe CR7 mbetet pa fjalë nga gjesti

VIDEO/ Tifozët e Al Nassr të çmendur pas Brozovic, edhe CR7 mbetet pa fjalë nga gjesti

16:44, 07/10/2023

Tifozët e Al Nassr kanë befasuar lojtarët dhe publikun në shtëpi përpara ndeshjes së kampionatit të Ligës Saudite Pro kundër Abha me një koreografi të jashtëzakonshme.

Papritur nga tribuna e tifozerisë vendase, pak para fillimit të ndeshjes, u shfaq pankarta dhe një shkrim mbi një sfond të verdhë.

“Boom” mund të lexohet në skenografinë e shkëlqyer të përgatitur tërësisht kushtuar Marcelo Brozovic. Një homazh emocionues që la pa fjalë edhe vetë ish-mesfushorin e Interit.

Shkrimi është një referencë për tatuazhin e një bombe që kroati ka në anën e majtë të qafës. Ish-mesfushori i zikaltërve është në fakt një nga lojtarët që ka mahnitur më shumë, ndër blerjet e reja të verës, për qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe teknikën e tij.

Ai nuk është një lojtar që mund të krahasohet me Cristiano Ronaldo-n dhe sigurisht që nuk e priste kurrë që të ishte në gjendje të kishte një pritje të tillë nga publiku saudit para ndeshjes.

Gjesti i tifozëve të Al Nassr ka befasuar edhe vetë Ronaldo-n, i cili me një buzëqeshje në fytyrë vëzhgoi së bashku me Talisca surprizën e tifozëve arabë për mesfushorin kroat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco