Lajmi i fundit

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

A do të luajë Broja ndaj Çekisë? Sylvinho shuan dyshimet

A do të luajë Broja ndaj Çekisë? Sylvinho shuan dyshimet

11:56, 07/10/2023

Trajneri Sylvinho foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së datës 12 tetor ndaj Çekisë në “Air Albania”, një sfidë mjaft e rëndësishme për fatet e kuqezinjve në kualifikueset për Euro 2024.

Rikthimi Brojës, a është gati për një fanellë titullari?

“E kuptova edhe shqip pyetjen. E para, kemi qenë në Londër dhe folëm me lojtarin. Chelsea po punon shumë mirë me lojtarin, ai qëndroi 10 muaj jashtë. Ishte një dëmtim i vështirë, ka bërë disa ndeshje dhe ka shënuar. Sa i takon Brojës në kombëtare është një kënaqësi dhe ka entuziazëm nga opinioni, e kuptoj këtë.

Por, jemi vetëdijshëm që forca e këtij grupi nuk është e një apo dy lojtari, ai e ka kuptuar këtë. Kemi ardhur deri këtu e sakrificë, jemi një grup shumë mirë dhe është kënaqësi ta kem këtu Brojën.

Duhet të vlerësojmë gjendjen, sot ka një ndeshje tjetër me Chelsean dhe duhet ta shohim. Do të flasim dhe të shohim, do ta vlerësojmë çdo ditë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco