E papritur/ Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës

E papritur/ Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës

11:52, 05/10/2023

Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka vendosur të shkarkojë teknikun, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.

Fatale për trajnerin duket se janë bërë dy humbjet radhazi në shtëpi, ajo ndaj Erzenit dhe e fundit ndaj Laçit, të martën me rezultatin 0-3.

Atmosfera në grup nuk është më ajo e duhura, ndaj edhe drejtuesit kanë ndërhyrë për të larguar Shehin.

Tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe vlen të theksohet se hyn në listën e trajnerëve më jetëgjatë në pankinën e Tiranës.

Gjatë periudhës me Shehin në pankinë, bardheblutë fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco