VIDEO/ Skandal në Champions, tifozët serbë nderojnë terroristët e Banjskës dhe bëjnë thirrje kundër shqiptarëve

VIDEO/ Skandal në Champions, tifozët serbë nderojnë terroristët e Banjskës dhe bëjnë thirrje kundër shqiptarëve

11:36, 05/10/2023

Tifozët e Crvena Zvezdës kanë bërë një veprim skandaloz mbrëmë në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, tifozët e klubit serb në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Young Boysit të Zvicrës i kanë nderuar dhe i kanë kujtuar terroristët serbë të vrarë nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Siç njofton media serbe “Telegraf”, grupi i tifozëve “Delije” e shpalosën një fotografi gjigante, ku i kujtuan dy nga terroristët e vrarë pas sulmit në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici hero Afrim Bunjaku.

Pankarta shfaqte emrat e dy prej tre terroristëve të vrarë, Igor Milenkovic e Bojan Mijailovic.

Krahas emrave të tyre, ata e vendosën fotografinë e madhe të Stefan Nedeljkovicit, po ashtu terrorist i vrarë, i cili ishte tifoz i këtij klubi serb.

Gjithashtu, nuk munguan as thirrjet skandaloze të tifozëve nacionalistë si “Kosova është Serbi” dhe “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”.

 

 

Tashmë priten veprimet konkrete të UEFA-s ndaj tifozëve problematikë që nxisin dhunë dhe vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco