Zyrtare, vendosen organizatorët e Botërorit 2030

Zyrtare, vendosen organizatorët e Botërorit 2030

20:25, 04/10/2023

 

Kupa e Botës 2030 do të jetë e ndryshme nga të gjitha të mëparshmet. Duke përfituar nga festimi i 100-vjetorit të turneut (që filloi në vitin 1930, në Uruguaj), tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Amerikën e Jugut (Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj) dhe pjesa tjetër do të ndahet midis tri vendeve që hodhën kandidaturën e përbashkët për Kupën e Botës: Portugali, Spanjë dhe Marok.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, presidenti Gianni Infantino deklaroi: “E para nga këto tri ndeshje sigurisht që do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka. Në stadiumin mitik “Centenário”, pikërisht për të festuar 100-vjetorin e Botërorit të Futbollit.”

Botërori 2030, ashtu si Botërori 2026, do të luhet me 48 ekipe dhe do të ketë 104 ndeshje.

Portugalia, Spanja, Maroku, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai tashmë janë të garantuara në turne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco