Fiorentina kalon pa probleme Cagliarin dhe ngjitet e pesta

Fiorentina kalon pa probleme Cagliarin dhe ngjitet e pesta

22:54, 02/10/2023

 

Mbyllet java e 7 e Serisë A, me Fiorentinën që triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Cagliarit, duke u ngjitur në vendin e 5-të. Skuadra vjollcë zhbllokoi ndeshjen shpejt me Nico Gonzales, ndërsa Dossena shënoi në portën e tij për të dyfishuar avantazhin.

Në minutat shtesë ishte Nzola që shënoi edhe golin e tretë për Fiorentinën, duke vulosur fitoren me rezultatin e pastër, por edhe tri pikët për skuadrën vjollcë të Vincenzo Italianos.

Me 4 fitore, dy barazime dhe një humbje, Fiorentina është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, vetëm 4 më pak se Interi dhe Milani që kryesojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco