Vazhdon rekordi historik, Barcelona 20 vjet pa humbje ndaj Seviljes

Vazhdon rekordi historik, Barcelona 20 vjet pa humbje ndaj Seviljes

15:50, 30/09/2023

Barcelona ka mundur të premten në mbrëmje Seviljen me shifrat e ngushta 1-0, duke rimarrë vendin e parë në La Liga.

Një takim i vendosur nga autogoli i Serxho Ramosit dhe që vazhdon të thellojë rekordin e Barçës kundër klubit andaluzian.

Me suksesin e djeshëm arrihen plot 20 vjet që Barcelona nuk mundet në fushën e saj nga Sevilja.

Suksesi i fundit i andaluzëve daton në vitin 2003. Barça ka arritur 18 fitore dhe 3 barazime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco