Futbollisti tentoi të hidhej nga ura, ja si është gjendja e tij

Futbollisti tentoi të hidhej nga ura, ja si është gjendja e tij

14:28, 29/09/2023

Një futbollist i ekipit francez, Nicë tentoi sot të kryejë vetëvrasje.

Sipas RMC Sport, bëhet fjalë për Aleksis Beka Beka. Ai ndodhet në urën Magnan teksa është 100 metra mbi tokë.

Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin.

Gjithashtu klubi francez ka dërguar edhe një psikologe për të ndihmuar 22-vjeçarin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar.

Mediat zbulojnë se futbollisti kërkon t’i jap fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura.

Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi.

Ndërkohë klubi francez ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ditës së sotme.

Sakaq, futbollisti së fundmi ka zbritur nga ura dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit.

Siç raportojnë disa media franceze, forcat e policisë thonë se mesfushori i Nicës është shëndoshë e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco