Manchester United merr vendimin për Ten Hag

Manchester United merr vendimin për Ten Hag

10:41, 29/09/2023

Drejtuesit e Manchester United janë të kënaqur me punën e Erik ten Hag, edhe pse ky sezon nuk ka nisur shumë mirë.

“Djajtë e Kuq” renditen pas javës së gjashtë në vendin e nëntë në Premier Leagee me 9 pikë të grumbulluara.

Tri fitore dhe po kaq humbje për United, që dështoi edhe në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions kundër Bayern Munchen.

Gjithsesi, optimizmi në kampin e kuq është i madh dhe besimi kundrejt teknikut holandez i palëkundur.

Dhe drejtuesit po përgatitin rinovimin me Ten Hag, të cilin duan të mbajnë gjatë në “Old Trafford”.

53-vjeçari ka kontratë deri në 2025, por tek United duan ta zgjatin më shumë bashkëpunimin me të.

Një vendim që konfirmon pozitat e palëkundura të trajnerit, por edhe një mesazh i qartë për lojtarët, të cilët duhet të shtojnë një marsh më shumë dhe të nisin një seri fitoresh, ashtu si presin edhe tifozët e shumtë të skuadrës së njohur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco