Pronarët e Liverpoolit shesin një pjesë të aksioneve

Pronarët e Liverpoolit shesin një pjesë të aksioneve

09:50, 29/09/2023

Pronarët e Liverpoolit, kompania Fenway Sports Group, kanë shitur një pakicë të aksioneve në klub.

Pronarët me bazë në Boston të skuadrës së Premier League kanë dashur prej kohësh të sjellin investime të jashtme.

Sipas “Daily Mail”, FSG tani ka përfunduar një marrëveshje për të shitur një pakicë të aksioneve në klub tek investitorët amerikanë Dynasty Equity.

Aksionet që Dynasty Equity po merr te Liverpooli thuhet se vlejnë rreth 80-160 milionë paundë.

FSG janë ende në kontroll të plotë të klubit dhe nuk kanë dëshirë të heqin dorë nga pushteti pasi aksionet janë minorancë.

Megjithatë, investimi nuk është një përfitim i madh as për ekipin.

Klubi nuk do të jetë në gjendje të rrisë shpenzimet e tij për transferime si rezultat i marrëveshjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco