Shuhen galaktikët/ Derbi i Madridit i takon Atletikos

Shuhen galaktikët/ Derbi i Madridit i takon Atletikos

23:31, 24/09/2023

Atletico Madrid tregon karakter dhe ia del të triumfojë në derbin e Madridit, me shifrat 3-1 ndaj Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone, edhe pse vinte nga një barazim me Lazion në Champions League, e kishte moralin lart dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë në sytë e publikut të vet në Metropolitano Stadium (Madrid).

Brenda 20 minutash, Los Colchoneros “tronditën” dy herë portën e mbrojtur nga Kepa Arrizabalaga. Fillimisht ishte Morata që ndëshkoi ish-skuadrën e tij, ndërsa më vonë Griezzman dyfishoi llogaritë pas një koordinimi perfekt me kokë.

Djemtë e Ancelottit zgjohen brenda pjesës së parë dhe shkurtojnë diferencat me një gol fantastik të Kroos. Madje, Los Blancos u shpërblyen me golin e barazimit në fundin e fraksionit, por u anulua për Offside, duke ngrirë kështu buzëqeshjen e autorit Camavinga.

Menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, vendasit thelluan epërsinë me Moratën, për ta bërë kështu një mision pothuajse të pamundur kthimin e rezultatit për kundërshtarit. Atletico u mbrojt mjaft mirë në këtë takim dhe mori kështu 3 pikë të arta, që e çojnë në kuotën e 10 të tilla-vë në 5 ndeshje kampionat. Reali ka grumbulluar 5 pikë më shumë dhe gjendet 2 pozicione më mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco