Pritjes i erdhi fundi, Broja rikthehet pas 287 ditësh në fushën e blertë

Pritjes i erdhi fundi, Broja rikthehet pas 287 ditësh në fushën e blertë

18:44, 24/09/2023

 

Më në fund pritjes i erdhi fundi. “Bomberi” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë pas plot 287 ditësh, me teknikun Maurizio Pochettino, që vendosi ta aktivizionte “yllin” nga Malësia e Madhe, në minutën e 79’ të sfidës,

Për ironi të fatit, Broja u rikthyer në fushë ndaj Aston Villa, ekip për të cilin zbritur në fushë plot 287 ditë më parë, përgjatë një miqësoreje të zhvilluara në muajin dhjetor, ku mbeti i dëmtuar, pas një ndërhyrjeje katastroikë të Tyrone Mings.

Mirëpo, rikthimi i 22-vjeçarit nuk shpëtoi sërish “blutë” nga kriza, me këta të fundit që u mposhtën me rezultatin minimal 0 me 1, nga Aston Villa, në “Stamford Bridge”, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco