Fitore me përmbysje e Ballkanit, Drita nuk fal Prishtinën

Fitore me përmbysje e Ballkanit, Drita nuk fal Prishtinën

17:21, 24/09/2023

Ballkani fiton me përmbysje me shifrat 3-2 në ndeshjen e kampionatit përballë Malishevës. Ekipi i trajnerit Ilir Daja e pa veten në disavantazh në minutën e shtatë kur Hazrollaj ndëshkoi vendasit. Megjithatë, skuadra nga Suhareka reagoi mirë dhe përmbysi brenda pjesës së parë. Në minutën e 22-të shënoi Halili ndërsa shtatë minuta më pas realizoi Gripshi.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Ballkani realizoi edhe golin e tretë me anë të Zybës. Por, miqtë shkurtuan diferencat me anë të Aliut, por që gjithsesi në fund rezultoi një gol sa për statistikë. Pas kësaj ndeshje, Ballkani renditet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa Llapi kryesues.

Por, duhet theksuar se Ballkani ka një ndeshje më pak në kalendar. Nga ana tjetër, Malisheva mban vendin e tretë me nëntë pikë. Në ndeshjet e tjera, Drita mposhti 3-0 Prishtinën ndërsa Liria u mposht me shifrat 3-5 ndaj Feronikelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco