Alarmohet stafi i kombëtares shqiptare, lojtari i kombëtares dëmtohet në ndeshjen e Seria A

Alarmohet stafi i kombëtares shqiptare, lojtari i kombëtares dëmtohet në ndeshjen e Seria A

16:08, 24/09/2023

Alarmohet stafi i kombëtares shqiptare mesditën e sotme. Ardian Ismajli, i cili nisi si titullarë sfidën ndaj Interit u detyrua të linte fushën e lojës në fillimin e pjesë së dytë.

Më saktësisht titullari i mbrojtjes doli nga loja në minutën e 51-të. Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa pritet që 26-vjeçari t’u nënshtohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Kjo i shkakton “dhimbje koke” Sylvinhos pak javë para sfidës me Çekinë, e cila do të luhet më 12 tetor në “Air Albania” dhe është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Te kombëtarja dhe Empoli stafet teknike shpresojnë që Ismajli të mos ketë një dëmtim serios dhe të rikthehet në fushë sa më shpejt, gjithsesi deri në kryerjen e analizave Sylvinho mbetet në “ankth”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco