Shqipëri-Çeki, 'avullojnë' biletat e 'Air Albania'

Shqipëri-Çeki, 'avullojnë' biletat e 'Air Albania'

19:25, 16/09/2023

 

“Sold Out”! Biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki në program në mbrëmjen e 12 tetorit kanë avulluar brenda pak orësh.

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares në këto dekadat e fundit, me misionin për të siguruar një biletë që për shumëkënd ka qenë i pamundur.

200 mijë kerkesa për 22 mijë vende në stadium, që në fillim dihej se do të ishte e vështirë, por në këtë rast, si asnjë herë më parë të gjithë ata që kanë dashur të sigurojnë një biletë janë përballur me një situatë të pazakontë.

Fluksi i madh i kërkesave e bëri jashtëzakonisht të vështirë aksesin në linkun përkatës, ku kushdo që kërkonte të hynte përballej me një radhë prej 6 mijë apo 4 mijë kërkesash që ishin më para dhe i duhej të priste në radhë, që për të thënë të vërtetën për vetë numrin e jashtëzakonshëm të përdoruesve bëhej thuajse e pamundur për t’u respektuar.

Shumë njerëz kanë pritur më kot me orë, për një fluks që ka gjetur të papërgatitur dhe vetë personelin që merret me menaxhimin e faqes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco