Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit

Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit

21:21, 15/09/2023

Indrit Tuci absolutisht më i miri i ndeshjes në fitoren minimale të Lokomotivës së Zagrebit përballë Rudes në javën e shtatë të elitës së futbollit kroat.

Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e vetëm të takimit që i dha fitoren e dytë sezonale Lokomotivës në minutën e 39-të me një ekzekutim perfekt të një goditjeje të lirë.

Tuci mori notën më të lartë (8) nga të gjithë futbollistët që zbritën në fushë jo thjesht për golin e shënuar, por për rëndësinë që pati gjatë gjithë ndeshjes për Lokomotivën.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar në këtë sezon futbollistit, ndërsa në 2022-2023 e ka tundur pesë herë rrjetën në takimet e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco