Arrestohet ylli i NBA-së, Porter ushtroi dhunë fizike mbi të dashurën e tij

Arrestohet ylli i NBA-së, Porter ushtroi dhunë fizike mbi të dashurën e tij

17:00, 15/09/2023

Një tjetër skandal në botën e sportit. Basketbollisti i NBA-së, Kevin Porter Jr. është arrestuar nga autoritetet në NjuJork, nën akuzën e dhunës në familje.

Mbrojtësi i Houston Rockets akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Kërse Gondrezick, një ish-lojtare e wnba.

Incidenti është regjistruar në orët e para të së hënës në një hotel në Times Square, ku po qëndronte çifti. Gondrezick ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me vonesën e Rockets, duke i mbyllur derën. Ky i fundit ka thirrur shërbimin e sigurisë, duke u futur në ambientet e brendshme.

Sherri verbal shumë shpejte u përshkallëzua në dhunë fizike. Ndërsa shkalla e lëndimeve të Gondrezick mbetet e paqartë, ajo thuhet se u gjet me një çarje në anën e djathtë të fytyrës dhe dhimbje në qafë. Lojtari u kap nga policia dhe aktualisht është nën hetim, pasi ka paguar 750 mijë dollarë garanci.

Ky arrestim shënon një kthesë shqetësuese të ngjarjeve për lojtarin 23-vjeçar të NBA-së. Ai kohët e fundit nënshkroi një zgjatje të konsiderueshme të kontratës katërvjeçare, 82.5 milionë dollarëshe me Houston Rockets.

Ndikimi i këtyre akuzave në të ardhmen e tij profesionale mbetet i pasigurt ndërsa zhvillohet procesi ligjor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco