Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Fitorja e parë e Italisë me Spallettin, Xhaka e Shaqiri i shënojnë Andorrës

Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Fitorja e parë e Italisë me Spallettin, Xhaka e Shaqiri i shënojnë Andorrës

23:07, 12/09/2023

Davide Frattesi i jep fitoren e parë Luciano Spallettit në stolin e Italisë, pasi shënoi dy herë në “San Siro” ndaj Ukrainës, duke vulosur suksesin 2-1 të “të kaltërve”.

Mesfushori i Interit luajti titullar dhe shënoi dy herë brenda 30 minutave, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Italisë, ndërsa Ukraina rihapi takimin me Yarmolenkon në fundin e pjesës së parë, por pa arritur të shmangë humbjen.

Kjo ishte një fitore e detyruar për Italinë, që ka komplikuar rrugëtimin në këto eliminatore, megjithatë pas tri pikëve të sotme është ngjitur në vendi ne dytë, në kuotën e 7 pikëve, aq sa kanë edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut.

Kjo e fundit ia doli të triumfojë 0-2 në transfertën ndaj Maltës, falë golave të Eljif Elmas dhe Manev, të dy të asistuar nga mesfushori shqiptar Enis Bardhi.

Spanja realizoi një tjetër goleadë, këtë herë ndaj Qipros, pasi triumfoi me rezultatin tenistik 6-0. Zvicra u rikthye te fitorja, teksa pas barazimit 2-2 me Kosovën, mposhti Andorrën 3-0.

Itten hapi serinë e golave në fillim të pjesës së dytë me asist të Xhakës, ndërsa më pas ishte vetë kapiteni shqiptar i Zvicrës dhe Xherdan Shaqiri që shënuan për të kompletuar suksesin 3-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco