Dinamo me një mungesë të madhe kundër Kukësit, rikthehet Bardhi me skuadrën

Dinamo me një mungesë të madhe kundër Kukësit, rikthehet Bardhi me skuadrën

12:05, 12/09/2023

Trajneri Luixhi di Biaxho do të ketë vetëm një mungesë për ndeshjen e radhës me Kukësin, që do të zhvillohet nesër në Elbasan. Bëhet fjalë për kapitenin Rustem Hoxha, i cili u dëmtua në ndeshjen e javës së dy të në Korçë dhe ka nevojë për të paktën dy javë që të rikuperohet, kështu që do të mungojë ndaj Kukësit dhe gjithashtu kundër Erzenit për javën e katërt.

Me grupin e futbollistëve është bashkuar së fundmi edhe sulmuesi Patrik Bardhi, i cili ka lënë pas dëmtimin që e kishte lënë jashtë skuadre në dy ndeshjet e para të kampionatit. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të trajnerit italian, i cili ende nuk ka marrë pikën e parë në krye të bluve.

Kësisoj, ndeshja e nesërme me Kukësin bëhet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e skuadrës në kampionat. Di Biaxho ka qenë i kënaqur për mënyrën se si lojtarët janë stërvitur, por tani pret që Dinamo të marrë fitoren e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco