Doli pozitiv me doping, Pogba rrezikon të përfundojë karrierën nga dënimi

Doli pozitiv me doping, Pogba rrezikon të përfundojë karrierën nga dënimi

10:18, 12/09/2023

 

Paul Pogba rezultoi pozitiv për testosteron në një test standard dopingu të marrë pasi Juventus luajti me Udinesen këtë sezon, ndërsa ai është pezulluar derisa të bëjë një test të dytë.

Mesfushori francez është pezulluar përkohësisht pasi dështoi në testin e dopingut të kryer më 20 gusht.

Lajmi doli pasditen e sotme nga agjencia ANSA, ku shkruante se Pogba kishte dështuar në një test dopingu në fitoren e Juventusit ndaj Udineses me rezultat 3-0, ku nuk luajti për asnjë minutë.

Atij iu zbuluan se kishte nivele të larta të testosteronit në analizën e tij të gjakut dhe hapi tjetër është që të analizohet edhe një tjetër test që njihet si B, për të konfirmuar rezultatin pozitiv.

Mesfushori është pezulluar përkohësisht sipas protokollit dhe nëse edhe në testin e dytë del pozitiv, atëherë fillojnë problemet për francezin.

Sipas “Corriere Della Serra” nëse del sërish pozitiv, ndalimet e dopingut sjellin pezullime që zgjasin nga dy deri në katër vjet.

Ky dënim do të ishte një goditje e madhe për Pogba, pasi mund t’i jepte fund futbollit para kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco