Futbollisti me më shumë paraqitje në kombëtare, zgjidhet kapiteni i ri i Italisë

Futbollisti me më shumë paraqitje në kombëtare, zgjidhet kapiteni i ri i Italisë

17:53, 07/09/2023

Ciro Immobile do të jetë kapiteni i ri i kombëtares së Italisë paso është futbollist me më shumë paraqitje në grupin aktual (29 lojtarë) me fanellën e kaltër.

Kapiteni i Lazios, i cili mbushi 33 vjeç shkurtin e kaluar, numëron plot 56 ndeshe. Ai do të flasë nesër direkt nga Shkupi së bashku me trajnerin e ri Luciano Spalletti në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut. Një konferencën për shtypin zakonisht flet trajneri me kapitenin e skuadrës.

56 ndeshje dhe 16 gola me fanellën e Italisë, Immobile iu rikthye “vesit” (golit) qershorin e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kombeve të humbur 2-1 kundër Spanjës.

Një gol me kombëtaren e shënuar dy vite më vonë, duke qenë se pas fitimit të kampionatit europian nuk mundi ta gjente më rrugën e rrjetës.

Ja cilët janë tre lojtarët e kombëtares së Italisë të pranishëm në Coverciano me më shumë paraqitje me përfaqësuesen:

Ciro Immobile: 56 paraqitje

Gianluigi Donnarumma: 54 paraqitje

Nicolò Barella: 45 paraqitje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco