Casemiro: Të flasim për Ancelottin është mungesë respekti

Casemiro: Të flasim për Ancelottin është mungesë respekti

14:01, 07/09/2023

Mesfushori i United, Casemiro, tha ditën e sotme se nëse flitet për Carlo Ancelottin në kombëtaren e Brazilit atëherë kemi të bëjmë me mungesë respekti karshi komisarit aktual teknik, Fernando Diniz.

“Ancelotti është një trajner i madh dhe një trajner fitues, por është nën kontratë me Real Madridin dhe mendoj se është mungesë respekti të flasim për atë brenda ambientit të kombëtares”, tha Casemiro në konferencën e shtypit të mbajtur në qytetin e Belém, aty ku pesë herë kampionët e botës do të presin ekipin e Bolivisë. 

“E dimë se Ancelotti është një teknik i përkryer, por ne kemi një komisar teknik mjaft të mirë si Dinis, të cilin e respektojmë si të ishte ai zgjidhja afatgjatë e panikës tonë”, shpjegohet Casemiro.

Në konferencën për shtyp mesfushori i United u pyet edhe për ish-komisarin teknik të Brazilit.

“Mendoj se Tite na dha shpresën se ne mund të fitonim Botërorin dhe mendoj se bëri një punë të mirë”, u shpreh Casemiro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco