A do të luajë Mesi në Kupën e Botës 2026? Trajneri i Argjentinës jep këtë përgjigje

A do të luajë Mesi në Kupën e Botës 2026? Trajneri i Argjentinës jep këtë përgjigje

13:31, 07/09/2023

Argjentina do të përballet me Ekuadorin në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prag të këtij dueli, trajneri Lionel Skaloni ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u ndal pikërisht te kapiteni Lionel Mesi dhe nëse ai do të luajë gjatë Kupës së Botës.

“As nuk e di nëse do të jem atje ose nëse Argjentina kualifikohet…E di që Mesi do të bëjë më shumë se sa mundet për të luajtur, ai nuk ka qëllime të tjera. Për ne, ta kemi atë në fushë është e rëndësishme, nuk ka arsye për ta nxituar.

Për respekt, pyes: a jemi tashmë të kualifikuar në Kupën e Botës? Jo. Pra, si e dimë nëse njëri prej nesh do të jetë atje? Sido që të jetë, ne të gjithë e duam Mesin. Unë fola pak me të dje dhe ai tha se ishte i disponueshëm. Në Majami gjeti një vend ku e duan dhe është i lumtur që luan futboll jashtë vendit. Më duket mirë”, deklaroi Skaloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco