Fansi i kujton Hitlerin tenistit gjerman, ndalet ndeshja

Fansi i kujton Hitlerin tenistit gjerman, ndalet ndeshja

21:57, 05/09/2023

Alexander Zverev pati një episod të pakëndshëm në ndeshjen e tij ndaj italianit Jannik Sinner, në US Open.

Tenisti gjerman iu ankua arbitrit të ndeshjes se njëri nga fansat po i drejtohej me një frazë të Adolf Hitlerit përpara shërbimit.

“Sapo bërtiti frazën më të famshme të Hitlerit që ekziston. Kjo është e papranueshme”, i tha Zverev arbitrit të ndeshjes.

Personi përgjegjës u largua nga Artur Ashe Stadium dhe ndeshja vijoi normalisht.

Pas fitores ndaj italianit, Zverev sqaroi mediat se tifozi po këndonte “himnin e Hitlerit”, strofën e parë të hequr nga himni gjerman.

“Ai nisi të këndonte himnin e vjetër. Ishte e tepërt. Jam gjerman dhe nuk jam shumë krenar për atë pjesë të historisë. Ishte ulur në radhët e para dhe e dëgjuan shumë njerëz, prandaj nëse nuk do të reagoja, do të dukesha keq unë”, tha Zverev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco