Cassano sulmon ashpër Mourinho: Trajneri më i keq i 10 viteve të fundit

Cassano sulmon ashpër Mourinho: Trajneri më i keq i 10 viteve të fundit

20:57, 05/09/2023

 

“Unë them mendimet e mia dhe askush nuk më heq nga mendja atë çka unë mendoj. Mourinho është trajneri më i keq i 10 viteve të fundit. Ai bëri që Roma të luajë në një mënyrë të padenjë, të neveritshme. Tifozët e Romës shesin shpirtin për ekipin dhe unë e di shumë mirë. Ai ka fituar simpatinë duke u dhënë njerëzve shumë tym, por nëse krijon erë, gjithmonë korr stuhi.

Nuk më interesojnë rezultatet që ka arritur. Janë dy vite që ka kaluar, klubi ka shpenzuar shumë dhe këtë vit ka marrë disa lojtarë. Por a mund të shoh tre pasime ndaj Salernitanës në vend që të shoh budalliqe dhe ankesa?

Në Verona pashë futboll që nuk ishte i denjë për zënka, rrëmujë dhe kinema. Me Milanin, 10 prej tyre nuk dinin të godisnin portën. Tifozët shkojnë në stadium dhe nuk e meritojnë këtë. Roma ka lojtarë të fortë, por me Mourinhon asnjë ekip nuk luan mirë. Futbolli duhet t’i argëtojë njerëzit, por nuk është parë kurrë në karrierën e Mou”, është shprehur Cassano në “Bobo TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco