Nisja e dobët e sezonit, Villareali shkarkon trajnerin

Nisja e dobët e sezonit, Villareali shkarkon trajnerin

15:26, 05/09/2023

Qique Setien nuk do të jetë më trajneri i Villarealit. Klubi spanjoll ka njoftuar  me anë të një postimi në rrjetet sociale shkarkimin e teknikut pas rezultateve negative.

Villareali e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa në katër javët e para të La Ligas ka arritur të grumbullojë vetëm tre pikë.

Ndërsa disfata 3-1 kundër Cadizit ishte ajo që shtyu drejtuesit e klubit të merrnin vendimin drastik për shkarkimin e teknikut 64-vjeçar.

Setien e mori drejtimin e Villarealit në tetorin e vitit të kaluar dhe e drejtoi ekipin në 39 ndeshje në të cilat mori 18 fitore, 6 barazime dhe 15 humbje, teksa sezonin e kaluar e mbylli në vendin e pestë duke siguruar një vend në grupet e Europa League.

Megjithatë ishte starti i dobët i sezonit të ri ai që solli shkarkimin e trajnerit.

Pas largimit të 64-vjeçarit, klubi po mendon për zëvendësuesin e tij dhe emri që pëlqehet nga drejtuesit është ai i Julen Lopetegui. Qique Setien ka një total prej 564 ndeshjesh si trajner që nga debutimi i tij në vitin 2001, ndërsa kulmin e karrierës e ka pasur mes janarit dhe gushtit të vitit 2020 ku drejtoi për 25 ndeshje Barcelonën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco