Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Çmendet’ Al-Ittihad, një ofertë mbi 200 milionë euro për Salah mbërrin në Liverpool

‘Çmendet’ Al-Ittihad, një ofertë mbi 200 milionë euro për Salah mbërrin në Liverpool

14:25, 05/09/2023

Jurgen Klopp ishte i qartë, Mohamed Salah nuk do të largohet nga Liverpooli pavarësisht ofertave të paraqitura nga Al-Ittihad, klubi që tashmë ka blerë N’Golo Kante, Karim Benzema dhe ishin e “The Reds”, Fabinhon.

Shitja e tij, të paktën për këtë sezon, nuk konsiderohet aspak nga trajneri gjerman, por në orët e fundit klubi saudit, sipas raportimeve të medieve britanike, ka dërguar një delegacion në Liverpool për të bërë një ofertë të tretë për egjiptianin, pasi dy të parat u refuzuan nga “The Reds”.

Al-Ittihad është i gatshëm të paguajë një shifër mbi 200 milionë euro për Salah, shumë kjo që mendohet se mund të shkaktojë lëkundje në radhët e krerëve të Liverpoolit.

Al-Ittihad shpreson të arrijë një marrëveshje në mbrëmjen e kësaj të marte, përndryshe ata do të largojnë vëmendjen në një objektiv tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco