Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Luis Enrique: Futbolli përbëhet nga gabimet, vendoset në Paris se kush shkon në finale

Luis Enrique: Futbolli përbëhet nga gabimet, vendoset në Paris se kush shkon në finale

11:28, 02/05/2024

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique analizoi humbjen 1-0 të skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmund-it në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, Enrique theksoi se futbolli përbëhet nga gabimet, por theksoi se duhet të mësojnë nga to që të fitojnë në Paris.

“Mendoj se ishte një lojë shumë intensive, me dy skuadra që përpiqeshin gjithë kohës të shënonin. Nuk u befasova nga Borussia sepse ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Do përpiqemi të mësojmë nga kjo ndeshje dhe do përpiqemi ta përmbysim në Paris që të mund të shkojmë në finale. Futbolli përbëhet nga gabimet, por tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër”-deklaroi trajneri i PSG-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco